Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se vazhdimi i dialogut me presidentin rus Vladimir Putin është i nevojshëm,.

“Është e rëndësishme që të kemi një dialog me Rusinë, si dhe të mos kemi asnjë iluzion për këtë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kancelari gjerman ka theksuar se pavarësisht pikëpamjeve të kundërta dialogu nuk duhet të ndërpritet.

Në një intervistë për “Deutschlandfunk”, ai tha se gjatë bisedës së fundit me Putinin ka arritur njëfarë progresi, por beson se Rusia nuk është e gatshme për negociata me Perëndimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb