“Rusia ende shpreson të marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas”, kështu është shprehur kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Gjatë fjalës së tij në forumin ekonomik botëror në Davos, Klitscho tha se ky ka qenë prioriteti i Moskës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

“Nuk është sekret se prioriteti i Rusisë është të pushtojë të gjithë vendin dhe objektivi kryesor i Moskës është ende kryeqyteti i Ukrainës, zemra e vendit. Është e qartë se ky nuk është një operacion special ushtarak, siç pretendon Rusia. Është gjenocidi i popullit ukrainas me fëmijë, gra dhe pleq të vrarë”, shtoi kryebashkiaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb