Një vajzë 9-vjeçare, nëna e saj dhe një grua tjetër u vranë në orët e hershme të mëngjesit në një sulm me raketa ruse në Kiev.

Policia po heton rastin që ka shkaktuar bujë në Ukrainë.

“Tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë natën pranë klinikës, në lagjen Desnyansky të Kievit”, tha kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas Vitaliy Klitschko.

“Mbetjet e raketave ranë afër hyrjes së klinikës, katër minuta pasi u dëgjuan sirenat e alarmit dhe banorët po shkonin drejt strehës”, shtoi ai.

Sipas dëshmive, disa persona kanë tentuar më kot të hyjnë në strehë, pasi ajo ka qenë e mbyllur hermetikisht.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb