Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka njoftuar se një luftë botërore është tani një rrezik real dhe Britania e NATO do të ishin një objektiv legjitim.

Në një mesazh drithërues, Sergei Lavrov tha se rreziku i Luftës së Tretë Botërore tani është i konsiderueshëm dhe nuk duhet nënvlerësuar.

Lavrov akuzoi forcat e NATO-s për “hedhje benzine zjarrit” duke furnizuar me armë trupat ukrainase dhe pretendoi se Rusia kërkonte të parandalonte me çdo kusht një luftë bërthamore.

“Ky është pozicioni ynë kyç mbi të cilin ne bazojmë gjithçka. Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Unë nuk do të doja t’i ngrija ato rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin këtë. Rreziku është serioz, real, dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë. Nato, në thelb, është përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues. Lufta do të thotë luftë”, tha ai në një intervistë për agjencitë ruse të lajmeve, raportoi The Sun.

Ministri i Jashtëm kritikoi gjithashtu qasjen e Kievit ndaj bisedimeve të paqes me Moskën.

“Vullneti i mirë ka kufijtë e tij. Por nëse nuk është reciproke, kjo nuk e ndihmon procesin e negociatave”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i përshkroi komentet e Lavrov si një shenjë të dobësisë së Rusisë.

Ai shtoi: “Kjo vetëm do të thotë se Moska e ndjen humbjen.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb