Rusia paralajmëroi se mund të fillojë ndjekjen e një “politike të kufizimit aktiv” mbi SHBA-në nëse Washingtoni vazhdon presionin ndaj Moskës.

Zëvendës ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov në një intervistë deklaroi se Rusia është e gatshme të rishikojë “me qetësi” situatën e marrëdhënieve të saj dypalëshe me SHBA-në dhe do t’u rezistojë përpjekjeve për t’i bërë presion asaj.

“Nëse politika e SHBA-së mbetet e njëjtë, nëse vazhdon me shtypje dhe presion si mjet kryesor, kjo do të thotë që ne do të ndjekim një politikë të kufizimit aktiv të SHBA-së në të gjitha drejtimet”, tha Ryabkov, duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA.

Ryabkov shpjegoi se kjo politikë frenimi do të përfshinte “rezistencë ndaj sanksioneve, kundër përpjekjeve amerikane për të ndikuar në proceset e brendshme të Rusisë”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb