Pas luftës së filluar, Rusia është përjashtuar zyrtarisht nga ndeshjet që organizohen nga UEFA dhe FIFA. Kësisoj, kombëtarja ruse, nuk do të ketë mundësinë të luajë në fazën “Play Off” të Kupës së Botës, ndaj Polonisë, ndeshje e programuar për t’u realizuar në muajin mars.

Pas këtij vendimi janë të shumta hipotezat se çfarë do të bëjë UEFA dhe FIFA pas përjashtimit të Rusisë dhe nga ky vendim mund të përfitojë edhe Kombëtarja shqiptare. Në renditjen përfundimtare të kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria së bashku me Norvegjinë janë 2 ekipet me më shumë pikë si vendet e 3-të në renditje dhe kuqezinjtë mund të kenë një shans për të luajtur “Play Off”.

Kuqezinjtë dhe Kombëtarja norvegjeze kanë nga 18 pikë në renditjet përfundimtare dhe mund njëra prej dy ekipeve mund t’i bashkohet ekipeve që do të luajnë “Play Off”. Aktualisht nuk ka ndonjë vendim zyrtar, por në ditët në vijim do të mësohet më shumë rreth kësaj çështjeje.

  • foto galeri

(BalkanW)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb