Medalistja e argjendtë e Evropës në 800 metra vrapim, Irina Maracheva, është pezulluar për dy vite nga Komiteti Olimpik i Rusisë (ROC) për doping.

Me dy vite pezullim është dënuar edhe Anna Lukyanova, ndërsa nga katër vite janë pezulluar atletet Maria Nikolaeva dhe Yelena Nikulina, shkruan BBC.

Këto dënime janë të parat që janë dhënë nga ROC-ja që kur Rusia është pezulluar nga garat e atletikës në nëntor, për përdorim sistematik të dopingut të atletëve të saj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: