Ushtria ruse ka filluar të shkatërrojë rafineritë e naftës dhe depot me ushqim në Ukrainë, ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Brendshëm të këtij vendi.

Kjo do të thotë se qeveria duhet t’i menaxhojë me kujdes rezervat në të ardhmen.

Vadym Denysenko gjithashtu tha për mediat lokale se Rusia po dërgon më shumë forca dhe mund të tentojë të avancojë më tutje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: