Zëvendës kryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se Rusia po mbron qytetarët e saj dhe po ndërton një rend të ri botëror.

Në një deklaratë në Telegram, Medvedev tha se Rusia e vetme po luftonte NATO-n dhe Perëndimin.

Ai shtoi se Kremlini po përpiqej të shpëtonte jetën e ushtarakëve dhe sa më shumë civilëve që të jetë e mundur.

Rusia po ndërton një rend të ri botëror. Rusia, për arsye të qarta, nuk e ka përdorur ende të gjithë arsenalin e saj të mjeteve të mundshme të shkatërrimit. Dhe nuk ka goditur të gjitha objektivat e mundshme të armikut të vendosura në vendbanime. Çdo gjë ka kohën e vet”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: