Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në një adresim për Parlamentin e Estonisë, ka deklaruar se Rusia është duke përdorur municione të cilat përmbajnë fosfor. Ai akuzoi Moskën për përdorimin e taktikave terroriste kundër civilëve.

Pretendimet për përdorim të armëve të tilla janë bërë publike që dje, pas një akuze të autoriteteve britanike.

Zelensky nuk dha asnjë provë që mbështeste pretendimin e përdorimit të këtyre armëve, megjithatë autoriteti mbikëqyrës botëror i armëve kimike ka deklaruar se ekziston shqetësimi në lidhje me përdorimin e këtyre amrëve në qytetin port të Ukrainës, Mariupolit. Në një deklaratë të mëparshme, Zelenskiy tha se nuk ishte e mundur të nxirreshin përfundime 100% të qëndrueshme në lidhje me pretendimet se forcat ruse kishin përdorur armë kimike.

Lideri ukrainas ka përfituar nga adresimi për Parlamentin e Estonisë, për të theksuar se sanksionet janë të nevojshme për të vazhduar presionin ndaj Rusisë. Ai tha gjithashtu se duhen gjetur instrumente për të parandaluar Rusinë në largimin me forcë të qytetarëve nga territori ukrainas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb