Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dha sot alarmin, teksa deklaroi se ka prova që Rusia po përdor bomba thërrmuese në pushtimin e saj në Ukrainë.

Në një konferencë shtypi, ai u tha gazetarëve se “Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese, kemi raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Ai gjithashtu shtoi se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje, por premton ndihma të tjera për Kievin dhe i kërkoi Presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit menjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb