Sipas një raporti të Interfax, të marrë nga Reuters në internet, ministria e financave po shqyrton përdorimin e aseteve dixhitale për marrëveshjet ndërkufitare pasi vendi aktualisht ka akses të kufizuar në sistemet tradicionale të pagesave për shkak të sanksioneve.

Në Rusi, prodhimi i kriptomonedhave tani thith mbi 2% të konsumit kombëtar të energjisë elektrike, një sasi e madhe, më e lartë se ajo që i atribuohet industrisë bujqësore.

“Ideja e përdorimit të monedhave dixhitale në transaksionet ndërkombëtare është në diskutim”, tha Ivan Chebeskov, kreu i departamentit të politikave financiare të ministrisë së financave. Zyrtarët rusë aktualisht po përpiqen të kuptojnë se si të rregullojnë tregun e kriptove në vend dhe përdorimin e monedhave dixhitale, me ministrinë e financave që kundërshton kërkesat e bankës qendrore për një ndalim total.

Prerja e kriptomonedhave, që quhet ‘mining’, është pjesë e një zone gri në vend, nuk është e ndaluar, por as e rregulluar. Pas luftës, shkalla e prodhimit ra në 4.55%, duke e vendosur vendin pas Kazakistanit, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, sipas të dhënave nga raporti i fundit i Indeksit të Konsumit të Energjisë Elektrike të Cambridge Bitcoin.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb