Për muaj të tërë, luftëtarët ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit i penguan forcat ruse të merrnin kontrollin e plotë të qytetit port jugor të rrethuar.

BBC raporton se Petro Andryushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, ka hedhur poshtë një deklaratë ruse që pretendonte se rreth 150 ushtarë ukrainas të vdekur u gjetën të manipuluar me eksploziv në fabrikën e çelikut.
Andryushchenko ka thënë se kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin, raportoi më herët se disa luftëtarë ukrainas u gjetën të gjallë në Azovstal.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi më parë se 152 ushtarë ukrainas të vdekur u gjetën në një furgon frigorifer jofunksional dhe katër mina ishin vendosur nën kufoma.

Sipas zëdhënësit të ministrisë, Igor Konashenkov, të burgosurit ukrainas nga regjimenti Azov thanë se furgoni ishte vendosur me urdhër nga Kievi.

“Pala ruse planifikon t’i dorëzojë trupat Ukrainës në të ardhmen e afërt”, citohet të ketë thënë Konashenkov nga faqja e internetit separatiste Donetsk News Agency.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb