Ushtria ruse pretendon se ka bërë përparime rreth qyteteve jugore të Ukrainës, Kherson dhe Berdyansk. Kështu deklaroi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Gjeneral Major Igor Konashenkov, zëdhënësi rus i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se Kherson dhe Berdyansk “ishin bllokuar plotësisht” nga forcat ruse. Ai gjithashtu pretendoi se qyteti jugor i Henichesk dhe fusha ajrore Chornobayivka (Chernobayevka) pranë Kherson ishin vënë gjithashtu nën kontroll.

Kherson ka qenë në qendër të një beteje të ashpër për një urë strategjike, me ditë luftimesh. Rusia po përballet me vështirësi të papritura në furnizimin e forcave të saj dhe po përjeton humbje më të rënda në personel, forca të blinduara dhe avionë sesa pritej, thanë për CNN dy zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara.

Televizioni shtetëror rus ka shfaqur shpesh pamjet e pjesëtarëve të kapur ukrainas, disa prej të cilëve tregohen duke nënshkruar dokumente duke u zotuar të largohen nga armiqësitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: