MOSKË

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka protestuar ndaj Japonisë rreth pretendimeve për një skandal spiunazhi.

Përmes një kumtese, ministria tha se një shtetas japonez, i cili ka hyrë në Rusi me një vizë për gazetar, është ndaluar më 25 dhjetor në qytetin Vladivostok ku, siç thuhet, po tentonte të përfitojë të dhëna të klasifikuara sa i përket prodhimit të armëve më të reja të Rusisë.

“Ministria e Jashtme ruse thirri këshilltarin, të dërguarin e ambasadës japoneze në Moskë, të cilit iu dorëzua një notë proteste në lidhje me veprimet e paligjshme të një qytetari japonez”, thuhet në kumtesë, ku shtohet se personit të arrestuar iu dha afat prej 72 orësh për t’u larguar braktisur, ndërsa ai është kthyer në Japoni të nesërmen.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb