Për herë të parë, një civil në Rusi raportohet se ka humbur jetën si rezultat i bombardimeve ndërkufitare nga Ukraina. Një pretendim i tillë është bërë nga
Guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, i cili tha se një person u vra gjatë granatimeve të fshatit Solokhi.

Solokhi është një fshat dhjetë kilometra larg kufirit me Ukrainën.

“Popullsia e fshatit Solokhi do të dërgohet në një vend të sigurt nën udhëheqjen e kreut të distriktit, Vladimir Pertsev, dhe kreut të Ministrisë rajonale të Situatave të Emergjencave, Sergej Potapov,” tha Gladkov.

Rajoni i Belgorod ka parë disa shpërthime në javët e fundit që duket se janë shkaktuar nga raketa dhe bomba. Ukraina as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar të jetë përgjegjëse për shpërthimet.

Javën e kaluar, Gladkov tha se pesë shtëpi ishin shkatërruar në një fshat tjetër, Nekhoteevka.

“Sot kanë mbetur pak më pak se 30 persona në vendbanim. Ne kemi evakuuar tashmë shumicën e njerëzve në siguri” tha ai atëherë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb