Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von derl Leyen dhe Presidenti amerikan, Joe Biden, priten të shpallin nesër një partneriteti të ri energjetik, BE-SHBA.

Mediat e huaja shkruajnë se SHBA, do të garantojë furnizimin me gaz të lëngshëm në BE. Parashikohet, që kjo t’i kushtojë më shumë Evropës, sesa gazi i furnizuar nga Rusia, shkruan media në fjalë.

Po ashtu, pritet që furnizime të vijnë edhe nga Kanadaja. Ajo do të rrisë eksportet e naftës dhe gazit në 300 mijë fuçi në ditë, deri në fund të këtij viti.

Kanadaja ka thënë të enjten se do të rrisin eksportet e naftës me 200 mijë fuçi në ditë dhe gazin me 100 mijë, në mënyrë që të ndihmojnë vendet e tjera të reduktojnë furnizimet nga energjia ruse.

“Miqtë dhe aleatët tanë evropianë kanë nevojë që Kanadaja dhe të tjerët të rriten,” tha Ëilkinson. “Ata po na thonë se kanë nevojë për ndihmën tonë për të hequr naftën dhe gazin rus në afat të shkurtër, duke përshpejtuar tranzicionin e energjisë në të gjithë kontinentin”, thuhet në deklaratën e SHBA.

Vlen të theksohet sakaq, se ka pasur zhvillime interesante në samitet e NATO-s dhe G-7. Ata kanë thënë se do të rrisin sigurinë bërthamore, biologjike dhe kimike, ndërsa SHBA ka paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj Rusisë nëse ndërmerr sulme kimike në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb