Rusia është ndër shtetet, ku numri i të infektuarve është rritur në një mënyrë thuajse të frikshme.

Shteti rus është i treti në botë për nga numri i të infektuarve me Covid-19, pas SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Rusia deri tani ka regjistruar 379 051 persona të infektuar me virus, ndërsa numri total i viktimave nga Covid-19 në këtë vend ka shkuar në 4142 persona.

Numri i të vdekurve në 24 orët e fundit në Rusi ka shkuar në 174 individë, kurse numri i të infektuarve në 24 orët e fundit ka shkuar në 8371 njerëz.

Ndërsa, numri total i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 358 426 persona. Numri total i të infektuarve në mbarë botën ka shkuar deri tashmë 5 833 766 njerëz.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb