Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, nga presidenti rus Vladimir Putin, ka reaguar edhe presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

“Aneksimi i paligjshëm i shpallur nga Putin nuk do të ndryshojë asgjë. Të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe do të jenë gjithmonë pjesë e këtij kombi sovran”, theksoi ajo.

“Rusia rrezikon sigurinë globale “, theksojnë anëtarët e Këshillit Evropian, duke nënvizuar se ata kundërshtojnë dhe dënojnë pa mëdyshje aneksimin e paligjshëm të Rusisë të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson ” . 

Në të njëjtën kohë, ata nënvizojnë se duke pasur parasysh luftën e agresionit të Rusisë, si dhe përshkallëzimin e fundit të Moskës, Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri në anën e Ukrainës dhe popullit të saj.

Kujtojmë se pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti rus, Vladimir Putin tani ka shprehur gatishmërinë e tij për të negociuar me Ukrainën, duke e ftuar Kievin të ulet në tryezën e bisedimeve.

Leyen

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: