Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me “Skype”  në rubrikën “Opinion” në “News24”, foli për zhvillimet e fundit politike në Europë, duke komentuar edhe situatën në Ukrainë.

I ndalur tek deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron, Lubonja tha se duket se presidenti francez po mban një qëndrim tjetër nga SHBA.

“Thelbi ka të bëjë nëse do të ndërtohet dot një Europë që do të ketë interesat e veta edhe të ndara nga politikat e SHBA apo do të jetë një Europë që politikat e jashtme ia ka deleguar SHBA, siç edhe akuzohet.”, u shpreh Lubonja.

Gjatë intervistës, analisti u shpreh se Macron ka shprehur një shqetësim në lidhje me luftën duke u shprehur se kjo luftë duhet të mbarojë,.

“Është një inde e vjetër. Ka qenë një projekt i EuroAzisë ui një Euriope dhe Azije që ndanin të njëjtat interesa, për të mos thënë vlera. Një zgjerim që sipas mendimit tim dhe në kontestin e luftës në Urkainë duhet ta shohim si përpjekje që bën Macron për të mbajtur qëndrim tjetër nga SHBA. Nuk është e rastësishme kur thotë, Rusinë nuk duhet ta poshtërojmë. Thuhet se nëpërmjet kësaj luftë kërkojnë një dobësim të Rusisë, pra një luftë deri në fitore që e përjashton kompromisin. Franca ka një pavarësi energjetike më të madhe është dhe Macron është president për të dytën herë dhe në njëfarë mënyrë tenton të zëvendësojë rolin e Merkel. Duket se ka këtë ambicie që të bëhet lider i Europës së bashkuar dhe njëkohësisht i ka parasysh edhe vështirësitë që ka kjo Europë. Pra është një ide që në emër të paqes dhe real politik në kuptimin se ky zgjerim ku secili ka veton, të gjitha këto janë kontradikta që kërkon ti zgjidhë dhe mendon se mund t’i zgjidhë në këtë formë.”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb