Ekipet nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania, po ndihmojnë 14 vende të tjera, që janë në kërkim të nëndetëses së zhdukur të Aregjntinës, 11 ditë pasi ajo ka humbur kontaktin për shkak të një shpërthimi.

Aeroplanët nga Argjentina, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, për disa ditë kanë kryer shumë fluturime mbi Atlantikun Jugor në kërkim për nëndetësen, San Juan, me 44 anëtarë të ekuipazhit në të, ndërsa aeroplani transportues rus, Antonov, ka sjellur pajisje për të ndihmuar në kërkim, pasi kushtet e vështira detare e kanë penguar këtë operacion.

“Ne jemi duke kërkuar për 11 ditë, por kjo nuk do të thotë se ekuipazhi ende mund të jetë në situatë ekstreme të mbijetesës”, tha dje zëdhënësi i Marinës së Argjentinës, Enrique Balbi, në një konferencë për gazetarë, raporton rel.

Përkundër këtyre komenteve, shumë zyrtarë dhe anëtarë të familjeve i kanë humbur shpresat se anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses mund të shpëtohen të gjallë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb