Kriza globale e çmimeve të ushqimit do të vazhdojë këtë vit, ka paralajmëruar ambasadorja amerikane për ushqimin, Cindy McCain. Ai u shpreh se edhe furnizimet nuk do të jenë të sigurta derisa të përfundojë pushtimi rus i Ukrainës.

Ambasadorja e SHBA-së në agjencitë e OKB-së për ushqimin dhe bujqësinë, e ka cilësuar si krizë më të keqe ushqimore, “kriza më e keqe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Po ashtu paralajmëroi se disa vende në Afrikë ishin në prag të urisë.

Ambasadorja fajësoi Rusinë për rritjen e çmimeve, kjo pasi ndodhi pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

McCain paralajmëroi gjithashtu se financimi i SHBA-së për agjencitë e OKB-së që punojnë për të lehtësuar krizën ushqimore ka të ngjarë të jetë “jo shumë ndihmues” këtë vit dhe ajo u kërkoi spekulatorëve në tregjet financiare të mos përfitojnë nga trazirat për të rritur më tej çmimet.

Ndikimet kanë qenë globale, tha McCain. “Ka një efekt të madh. Ndikimi i fortë i pasojave pasqyrohet edhe në Afrikë, duke prekur vendet që nuk mund të ushqehen në asnjë mënyrë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb