Ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ka bërë me dije se kundër forcave ruse është duke u zhvilluar një kundërofensivë ukrainase në jug të vendit për të rimarrë vendin e kontrolluar nga Moska.

“Ky është operacioni kundërsulmues i shumëpritur. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit me granatime dhe sulm me raketa. Kjo është hera e parë që nga shkurti i vitit 2022 kur një përqendrim i tillë i trupave ukrainase me artileri perëndimore me HIMARS perëndimor dhe raketa perëndimore u mblodh se bashku për këtë kundërsulm”, ka thënë ai.

Ndërkohë kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych tha se të paktën dy civilë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas bombardimeve nga forcat ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb