Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i kërkoi sot OKB-së për të ndihmuar për rindërtimin e Sirisë, ndërsa perëndimorët refuzojnë çdo kontribut financiar deri në arritjen e një zgjidhje politike.

”Vendi duhet rindërtuar për t’i mundësuar miliona refugjatëve rikthimin në Siri”, deklaroi ministri rus në tribunën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sirianët duhen ndihmuar.

”Dialogu kombëtar sirian, i iniciuar nga Rusia, Irani dhe Turqia në janar krijoi kushtet për një zgjidhje politike në bazë të rezolutave të OKB-së”, theksoi ministri rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: