Një sulm me raketa ruse në një konvikt në Odesa vrau një djalë 14-vjeçar dhe plagosi një vajzë 17-vjeçare. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Per cfarë? Me çfarë e kërcënuan shtetin rus këta fëmijë dhe konvikti?”, – u shpreh Zelensky.

Zelensky tha se 220 fëmijë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, raporton CNN.

Të paktën 1,570 institucione arsimore janë shkatërruar ose dëmtuar nga bombardimet, shtoi Zelensky.

E13e11ee 624f 4939 Bf5c 2c0bcf621e12

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb