RUSI

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë komunikoi se ka testuar me sukses një raketë supersonike me shpejtësi marramendëse. Raketa me precizion të lartë është e rrallë dhe me shpejtësi më të lartë se raketat e testuara më herët.

Testimi është bërë në  Sary-Shagan, vend testues raketor në Kazakistan. Ministria e Mbrojtjes ka postuar në “Twitter” pamjet e testit. Mediat ruse shkruajnë se kjo raketë do të përdoret në rast të ndonjë sulmi.

Raketat hipersonike mund të lansohen nga toka, deti apo ajri dhe mund të fluturojnë me shpejtësi nëntë herë më të madhe se zëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: