Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka pretenduar të premten se trupat ruse po vjedhin rezervat e grurit, në një kohë që luftimet e ashpra vazhdojnë në rajonet lindore dhe jugore të vendit.

“Okupatorët rusë po grabisin fshatarët”, tha Shtabi i Përgjithshëm. “Kështu, për shembull, mbi 60 tonë grurë së bashku me kamionët e ngarkesave u vodhën nga kooperativa bujqësore në qytetin Kamianka-Dniprovska.

Ivan Fedorov, kryebashkiak i qytetit jugor të Melitopolit, i cili është mbajtur nga trupat ruse për javë të tëra, foli gjithashtu për heqjen e rezervave të grurit.

“Sot ajo ka kaluar në një shkallë industriale”, tha ai. “Dje publikuam një video të një kolone prej mbi 50 makinash me rimorkio që po nxirrnin drithë nga territoret tona të pushtuara… Dhe sot nuk e dimë se ku e dërguan”, përfundoi zyrtari.

Zona përreth Melitopol prodhon kultura të konsiderueshme të drithërave.

Kriza e grurit:

Ukraina njihet si “shporta e bukës së Evropës” dhe është një burim kryesor i grurit dhe misrit — veçanërisht për vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që varen nga importet. Ndërprerja e mundshme me shumicë e të korrave të saj këtë vit mund të jetë një katastrofë, duke i lënë këto vende në mungesë dhe duke rritur çmimet për mallrat e rëndësishme bujqësore.

Burimi: CNN
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb