MOSKË– Rusia konfirmoi sot se organizata e Shtetit Islamik vazhdonte trafikun e naftës drejt Turqisë duke përdorur një itinerar të ri, duke kaluar nga veriu i Irakut për t’iu shpëtuar bombardimeve ruse.

Shtabi i përgjithshëm rus theksoi sot se aviacioni rus kishte kryer 5 240 sulme, 145 sulme prej të cilëve me distance të gjatë, që prej fillimit të ndërhyrjes ushtarake në Siri më 30 shtator.

“Terroristët po përpiqen t’i shpëtojnë bombardimeve ruse duke ndryshuar logjistikën e tyre dhe duke përdorur rrugë të tjera për kontrabandimin e naftës bruto”, konfirmoi gjenerali, Serguei Routskoi, në një konferencë shtypi të shtabit të përgjithshëm.

Sipas tij, një prej këtyre rrugëve të reja i drejton kamionët cisternë nga provinca Deir Ezzor, në lindje të Sirisë drej Zakhos dhe Mosulit, bastion i Shtetit Islamik në Irak duke kaluar kufirin mes dy vendeve para se të mbërrijnë në Turqi.

“Nafta mbërrin në territorin turk nëpërmjet një pike kufitare në rajonin Zakho”, akuzoi ai duke treguar imazhe satelitore të autokolonave dhe mjeteve logjistike të vendosura sipas tij në kufirin irako-turk.

Disa vende si Rusia dhe Iraku akuzojnë Turqinë për përfshirje në kontrabandën e naftës, që livrohet nga Shteti Islamik dhe që përbën një prej burimeve kryesore të financimit të organizatës.
(ma.ar/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: