Rusia ka armë dhe artileri “të mjaftueshme” dhe pajisje të reja ushtarake janë në ndërtim e sipër, ka thënë Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve, Medvedev tha se rezervat e armëve të Moskës ishin të mjaftueshme.

Gjatë një takimi me zyrtarë të industrisë ushtarake, ai tha se kundërshtarët e Rusisë “thonë vazhdimisht se mungon një gjë apo një tjetër”.

“Dëshiroj t’i zhgënjej ata. Ne kemi mjaftueshëm nga gjithçka,” tha ai, duke shtuar se dërgesat e “mijëra njësive” të armëve të reja dhe pajisjeve ushtarake janë duke u zhvilluar.

“Ritmi që është vendosur që nga fillimi i vitit padyshim duhet të ruhet edhe në këtë periudhë”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb