Rusia ka treguar prioritetet e saj. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov ka thënë së fundmi se synimi i ushtrisë ruse është të largojë forcat ukrainase nga Rajoni i Donbasit.

I pyetur nëse Rusia do të aneksonte territoret në Donbas, Lavrov u përgjigj: “Nuk ka të bëjë me aneksimin.

Ky është një operacion ushtarak i kërkuar nga shtetet sovrane të Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, neni 51, i cili parashikon e drejta e vetëmbrojtjes individuale dhe kolektive. Ne mbrojmë popullsinë dhe i ndihmojmë ata të rivendosin integritetin e tyre territorial”, tha Lavrov.
Lavrov tha gjithashtu për TFI se rajonet e tjera do të jenë në gjendje të vendosin për fatin e tyre.

“Objektivi ynë i dukshëm është, natyrisht, të shtyjmë ushtrinë ukrainase dhe batalionet ukrainase nga rajonet Donetsk dhe Luhansk. Për pjesën tjetër të territoreve në Ukrainë, ku ka njerëz që nuk duan të prishin lidhjet me Rusinë, ajo do të jetë në dorën e popullatës së këtyre rajoneve të vendosin”, tha Lavrov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb