Turqia do të vazhdojë të angazhohet në një marrëveshje për të eksportuar grurë nga Ukraina përmes porteve të Detit të Zi , pavarësisht hezitimit të Rusisë mbi marrëveshjen.

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan është shprehur se Turqia do të vazhdojë aktivitetet në lidhje me marrëveshjen për të arritur qëllimet humanitare, ndonëse nga ana e Rusisë ka pasur ngurrim pasi nuk ka të njëjtat përfitime nga marrëveshja, shkruajnë mediat e huaja.

Ekipet kompetente nga Turqia dhe OKB rifilluan sot inspektimin e anijeve sipas marrëveshjes për transportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen gjatë fundjavës.

Rusia ka njoftuar se po pezullon pjesëmarrjen në zbatimin e marrëveshjes së grurit, të arritur në korrik të këtij viti me Ukrainën, me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë, për një periudhë të pacaktuar, sepse nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve civile pas sulmit në flotën ruse të Detit të Zi në Sevastopol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb