Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky foli për “beteja veçanërisht të vështira”, pasi Rusia lëshoi një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë. Shqetësimet po rriten gjithashtu për sigurinë në jug të vendit, pasi dhjetëra mijëra njerëz vazhduan të luftojnë me ujërat e përmbytjeve të shkaktuara nga një plasje dige. Zelensky u takua me komandën e lartë të Ukrainës për të diskutuar veprimet mbrojtëse, veprimet sulmuese dhe përfitimet në vijat e frontit.

“Ne po përqendrojmë vëmendjen tonë në të gjitha drejtimet ku nevojiten veprimet tona dhe ku armiku mund të pësojë disfata”, tha ai. Ai falënderoi të gjithë ushtarët “të cilët janë në beteja veçanërisht të vështira këto ditë”. Më herët, ushtria e Ukrainës tha se kishte rrëzuar katër raketa dhe 10 dronë sulmues të lëshuar gjatë natës nga forcat e Kremlinit. Autoritetet lokale raportuan lëndime dhe shkatërrime në rajonet Cherkasy dhe Dnipropetrovsk, ndërsa një person vdiq në Zhytomyr. ”Ndërkohë përtej kufirit në Rusinë jugperëndimore, tre persona u plagosën kur një dron goditi një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e Voronezh”, thanë autoritetet.

Rajoni i Voronezhit kufizohet pjesërisht me Ukrainën. Forcat antiajrore po operonin në Belgorod, sipas një zyrtari që tha se tre persona u plagosën dhe disa shtëpi në qytetin Shebekino u shkatërruan nga granatimet ukrainase. Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, duke pushtuar një pjesë të territorit në jug dhe në lindje. Ndërsa lufta vazhdon, rajonet ruse pranë kufirit ukrainas po ankohen gjithnjë e më shumë për granatimet nga territori ukrainas. Përplasjet kanë nxitur spekulime se Ukraina ka nisur ofensivën e saj në shkallë të gjerë të shumëpritur për t’i dhënë fund ngërçit në fushën e betejës, megjithëse Kievi nuk ka komentuar. Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se Kievi kishte filluar kundërsulmimin e tij.

“Mund të themi me siguri se kjo ofensivë ka filluar”, tha ai, sipas agjencisë Interfax. I ndihmuar nga armatimet perëndimore, Kievi po planifikon të rimarrë pjesët e pushtuara të vendit. Megjithatë, Kievi po përqendrohet gjithashtu në Kherson pasi thyerja e digës shkaktoi përmbytje të mëdha dhe shkatërrime të panumërta në zonat e pushtuara nga Ukrainës dhe Rusisë. Sasi të mëdha uji janë derdhur nga rezervuari Kakhovka, duke përmbytur shumë komunitete në rajon, pjesë të mëdha të të cilave janë të pushtuara nga Rusia. Kryeqyteti Kherson, i cili është nën kontrollin e Ukrainës, është prekur gjithashtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb