Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 174-të. Teksa Rusia nuk tërhiqet nga misioni i saj për pushtimin e Ukrainës, një diplomat rus ka vendosur kushte, duke deklaruar se asnjë mision nuk duhet të kalojë nëpër kryeqytetin ukrainas pasi është shumë i rrezikshëm sa i takon situatës në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.

Ndërkohë, Putin ka përsëritur qëndrimin e tij se përpjekjet për të fshirë kulturën ruse janë të kota.

“Të gjitha përpjekjet për të zhdukur kulturën tonë, për të zhdukur Rusinë janë të kota. Kjo është thjesht marrëzi. Dhe ata që mendojnë ndryshe, për fat të keq, nuk kanë nxjerrë mësimet e historisë.”, -kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij para pjesëmarrësve dhe të ftuarve të festivalit ‘Tavrida.art’ që po zhvillohet në Krime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: