Rusia ka vazhduar të vendosë gjoba për kompanitë e huaja të internetit me Twitter, Google dhe Tik Tok në shënjestër, njoftoi sot agjencia e lajmeve Interfax.

Drejtësia ruse i ka akuzuar rrjetet sociale për mosheqjen e postimeve që mbështesnin disidentin rus Alexei Navalny, pas kërkesës për ta bërë këtë.

Një gjykatë në Moskë vendosi që kompania amerikane Twitter duhet të paguajë një total prej 27,9 milionë rublash (380 000 dollarë) për të mosfshirjen e mjaftueshme të përmbajtjeve të padëshiruar nga Rusia.

Gjiganti amerikan i internetit Google është gjobitur me një total prej 9,5 milionë rublash, kurse aplikacioni kinez i videove Tik Tok me 4 milionë rubla.

Gjobat akumuluese përfshijnë shumat e vendosura fillimisht dy muaj më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: