Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe komandantët e tij të lartë ushtarakë janë zotuar të vazhdojnë të mbrojnë qytetin lindor të Bakhmut, sipas një deklarate nga zyra e presidentit.

Ata u shprehën në favor të vazhdimit të operacionit të mbrojtjes dhe forcimit të mëtejshëm të pozicioneve në Bakhmut”, shkruhet në deklaratë, ndërsa u zbulua se situata në qytetin lindor është diskutuar në detaje.

Në takim morën pjesë edhe figura të tjera të larta të qeverisë, duke përfshirë shefin e zyrës presidenciale Andriy Yermak, shefin e inteligjencës së mbrojtjes Kyrylo Budanov, kryeministrin Denys Shmyhal dhe sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Oleksii Danilov.

Rusia është raportuar se po bën përparim në përpjekjet e saj për të marrë Bakhmutin, me luftime intensive të raportuara gjatë mëngjesit të sotëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb