Rusia zhvilloi një test të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pamjet që kanë realizuar përmes dronit tregojnë se objektivi i testit raketor është shkatërruar me sukses.

Prova në fjalë është cilësuar si një kundërpërgjigje ndaj testit të raketave nga SHBA-ja javën e kaluar. Më 2 gusht, SHBA u tërhoq zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), pas një lufte disamujore verbale ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.

Traktati u nënshkrua në vitin 1987 nga lideri i atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev dhe presidenti i amerikan Ronald Reagan, duke i zvogëluar gjasat për një luftë bërthamore në Europë.

Sipas traktatit, të dy palët shkatërruan tërë klasën e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi brenda një periudhe prej katër vitesh. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësime nga një garë e re e mundshme armësh në mungesë të kësaj marrëveshjeje historike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb