Ilir Rusmaili ka bërë prezantimin e tij para Komisionit të Posaçëm Parlamentar për një post në KQZ-në e re.

Rusmaili zbuloi dhe 3 motivet se pse vendosi të kandidojë për KQZ, teksa theksoi se votën e tij në zgjedhje për një parti të caktuar mund ta deklarojë edhe hapur.

Ai ishte dhe ekspert në Komisionin për Reformën Zgjedhore, teksa në qeverinë e PD ka pasur role të rëndësishme deri në zv.kryeministër.

Ai ka marrë vlerësimet si nga mazhoranca dhe nga opozita parlamentare, teksa Murrizi theksoi se do votojë pro Rusmailit pasi Kuvendi dhe Komisioni nuk kanë luksin që një ish-zv/kryeministër të ofrohet për

 

 

PREZANTIMI NË KOMISIONIN PARLAMENTAR

DAMIAN GJIKNURI: Atëhere z.Ilirjan Rusmaili. Mirëserdhët në Komision. Pavarësisht se ju njohim pasi patëm kënaqësinë të bashkëpunojmë dhe në Reformën e fundit Zgjedhore. Natyrshëm jeni një njohësi  thellë i çështjeve kushtetuese dhe ligjore. Duhet të mësojmë se çfarë iu shtyu të aplikoni për këto dy pozicione, dhe si e shikoni përderisa keni qenë më parë anëtar i një partie. Çfarë ju bën ju të pavarur?

ILIR RUSMAILI: Unë do e filloj nga nga pyetja e dytë. Nëse bëhem i bezdisshëm më ndërprisni por nuk e llogaris dot 2-3 minuta, nëse kam shumë për të thënë. Do e nis nga e dyta. Eksperienca ime politike është pjesë e CV-së time, e historisë personale. Unë nuk jam i angazhuar në politikë prej vitesh. E sodis nga larg. Soditës jam. Nga këndvështrimi i këtij kandidimi, eksperienca politike fillon dhe mbaron tek eksperienca. Besoj që në një institucion që merret me menaxhimin e interesave politike, kjo lloj eksperience është një bagazh dhe favor shumë i madh me individin. Për pyetjen e parë është gjëja më e rëndësishme. Kam tre motive. Kam  qenë i përfshirë në radhë të parë në përpjekjet, punën, diskutimet, negociatat që janë zhvilluar për reformën zgjedhore.

Është në këtë pikë ku është sot, ende e papërfunduar, por ka bërë hap të madh dhe të rëndësishëm. Kam mbyllur kapitullin e parë. Por nuk mbyllet as me atë që është prodhuar, dhe as me atë që ka në axhendë Kuvendi. Mbyllet kur KQZ kompleton kuadrin ligjor me aktet normative. Që është kapitulli i  dytë. Dhe kapitulli i tretë është implementimi i kuadrit ligjor. Ligjet i bëjmë për të zbatuar. Janë hallka të rëndësishme. Për të përcaktuar suksesin e Reformës. Ky është motivi i parë.

Motivi i dytë ka të bëjë drejtpërdrejt me KQZ. Reforma Zgjedhore për herë të parë do vendosë për herë të parë administratën e pavarur zgjedhore. Që të kesh mundësinë të konsolidosh një strukturë për herë të parë në vendin tënd, është privilegj i jashtëzakonshëm.

Motivi i tretë ka të bëjë me ju si politikë, individë se keni qenë të përfshirë në proces. Jeni dhe përfaqëues të partive tuaj. Gjatë procesit të reformës kam konstatuar se administratën zgjedhore të pavarur e duan të gjitha partitë, gjithë spektri politik. Një orë e më parë Shqipëria të ketë administratë të pavarur. Ky vullnet i qartë është burim optimizmi dhe frymëzimi për të marrë një detyrë kaq të vështirë. Këto janë motivet e mia. Më bënë të kandidoj për komisioner shtetëror.

 

ADNOR SHAMETI: Kandidimi juaj i bën nder procesit. S’kam gjë tjetër veçse vlerësimet më të larta personalisht. Mbaj mend dorëheqjen tuaj vite më parë nga qeveria e kaluar për diçka që s;kishte fare lidhje me ju. I cili përbën një standard që për fat të keq nuk është ndjekur. As para jush, as pas jush. Një pyetje apo dy pyetje do kisha unë.

ILIR RUSMAILI: E vlerësoj eksperiencën politike si eksperiencë dhe kaq. Kam marrë distancë për motivet që dihen. Unë mund të them se për cilën parti votoj, dhe këtë e them hapur, nuk e kam problem. Nëse e konsideroni se sekreti i votës nuk e meriton të nëpërkëmbet, unë e lej këtë gjë. Ajo që mund t’iu them dhe këtë s’mund të më pengojë, nëse e imagjinoj veten komisioner shtetëror, s’mund të them se s’do lexoj ndonjëherë gazetë apo deklarata.

MYSLIM MURRIZI: Është larguar nga politika në mënyrën më dinjitoze që mund të largohet një njeri në 30 vitet post-komunizëm në Shqipëri. Përpos asaj që ju keni bërë ligje, dhe ne kemi ngritur dorën, unë këtë periudhë 18 muajshe jashtë PD, jo pak të tjerë nga 2013 dhe këtej.

Nuk e kemi luksin, si Kuvend dhe Komision, që një figurë më e madhja në ushtrimin e detyrës politike dhe publike, ke qenë dhe zv/kryeministër, ofrohet për të qenë komisioner. Në 53 emra nuk di çfarë të shoh cent në qenien tuaj. Ndoshta për herë të parë të kemi një palë zgjedhje që të pranohen nga palët. Gjithë ata që hartuan ligjet e famshmes reformë, edhe pse e kishin të ndaluar që nuk do ishin vetë, i ke drejtues KLP etj. Do votoj për ju, por votën time këtu dhe në parlament do e kem pro jush. I bën nder zgjedhësit shqiptar, për të ruajtur procesin  zgjedhor.

 

EDMOND STOJKU: Marrëdhëniet në Kuvend jo vetëm ekspertizës, pra emocionet pozitive që kam pasur me Rusmailin me aq komunikim sa kam patur. Bën që të jetë e vërtetë ajo çfarë deklaron Rusmaili. Nuk di çtë them më tepër se kaq. Urime e suksese.

DAMIAN GJIKNURI: Unë u shterova nga konsideratat. Nuk më lanë më vend kolegët. Nuk po e shpreh opinionin. Kam pasur kënaqësi të madhe të bashkëpunoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb