Russell Crowe ka shijuar rolin e “Jupiterit” në filmin “Thor: Love and Thunder”, por tashmë është hedhur në një botë krejtësisht të ndryshme dhe më të errët.
Sipas raportimeve të huaja, aktori do të luajë në një thriller të titulluar “Egzorcisti i Papës”.
Regjia është marrë nga Julius Avery, i njohur për “Overlord”, ndërsa skenari është bashkë-shkruar nga Ivan Spiliotopoulos, i “Unholy”, Chuck McLean dhe Michael Petroni, Chester Hastings dhe R. Dean McCurry.

Në film do të luajë edhe Ralph Inerson, i cili ka marrë pjesë në shumë produksione të njohura, si “Witch” dhe “Green Knight”.
Filmi është bazuar tek At Gabriel Amorth, një prift italian që kreu mbi 100,000 ekzorcizëm.
Hollywood actor Russell Crowe filming scenes for his new movie ‘The Pope’s Exorcist’ at #Dublin City Hall and Dublin Castle. Video by Steve Humphreys @stevehpix for @Independent_ie #RussellCrowe #ThePopesExorcist pic.twitter.com/EL3FGT8XDY
— Steve Humphreys (Deluxe Edition) (@stevehpix) August 4, 2022
Video dhe foto nga xhirimet janë publikuar në rrjetet sociale, me yllin e Hollivudit të veshur me një rasa.