Supermodelja ruse Irina Shayk, është vendsour në qendër të një stuhie kritikash në rrjetet sociale pasi ajo akuzohet për “mbështetje të luftës së Vladimir Putin”, duke përdorur me stil të rafinuar simbolin ‘Z’, të agresonit rus në Ukrainë, në rrjetin social Instagram.

Ajo postoi një foto të një sallate tradicionale Olivier, shoqëruar me frazën “Russianzz të mërkurën”, duke provokuar zemërim nga ukrainasit dhe të tjerët që e interpretuan drejtshkrimin si një referencë për simbolin Z të luftës.

Zemërimi erdhi një ditë pasi forcat e Putinit hodhën një raketë “Kalibr” në qendrën e frekuentuar nga qindra civilë në qytetin Vinnytsia, duke vrarë 23 njerëz, përfshirë edhe tre fëmijë.

Përdoruesit e mediave sociale kujtuan se ylli me origjinë ruse dhe ish-e fejuara e yllit të Hollivudit, Bradley Cooper, kishte pozuar më parë me një libër që tregonte imazhin e Vladimir Putin.

Historia me foton e sallatës (një specialitet rus) u zhduk pas 24 orësh dhe 36-vjeçarja Shayk nuk e ka komentuar reagimin armiqësor në rrjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja ukrainase Maria Romanenko u bëri thirrje sponsorëve që të rishqyrtojnë punën me të për këtë postim.

Ajo postoi në Twitter: “Irina Shayk – modelja me famë botërore nga Rusia e cila kohët e fundit ka punuar për @Beyonce, Jean Paul Gaultier, @Burberry dhe të tjerë – postoi një mesazh të çuditshëm, të fshehtë në Instagram me fjalën “Russianzz””.

“Unë me të vërtetë shpresoj që këto marka të rishqyrtojnë punën me të kur Rusia përdor Z për të vrarë ukrainasit. Duhet të jeni të ndaluar në botën e qytetëruar, ndërkohë që ju mbështesni terrorizmin rus kundër popullit ukrainas! Qëndroni në Rusi përgjithmonë dhe harroni SHBA-në dhe Evropën – hipokrizinë”, shkruan një tjetër kritik.

Një tjetër koment armiqësor thoshte: “Shpresojmë që një ditë të ndiheni njësoj si njerëzit nga Ukraina që humbën fëmijët e tyre”.

Shayk u akuzua si ‘mbështetëse e shtetit terrorist Ruzzia dhe gjenocidit të ukrainasve’.

Një komentues tjetër e quajti atë si ‘mbështetëse të Putinit’ dhe shkroi: “@victoriassecret si ndiheni kur bashkëpunoni me fashisten ruse që mbështet luftën gjenocidale të Rusisë kundër Ukrainës?”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb