“Rutina e një mëngjesi ideal dhe të shëndetshëm”, ishte tema e trajtuar në pjesën e parë të emisionit Fit Station këtë të shtunë në ekranin e News24. Moderatorja dhe blogerja Cenkuela Hasa ndau rutinën e saj por njëkohësisht ndau me shikuesit dhe materiali ku u sugjerua sesi të kenë një mëngjes të shëndetshëm.

Mëngjesi  ideal?

Mëngjesi shoqërohen gjithmonë  nga dilemat, nëse duhet të  hamë  mëngjes, të  kemi një  mëngjes të  bollshëm apo të  lehtë , dhe cilat janë  ushqimet ideale për  këtë  vakt?

Mëngjesi është  vakti më  i rëndësishëm  i ditës, i cili përcakton vijueshmërinë  e ditës tuaj.

Pse duhet të  konsumoni gjithmonë  mëngjes?

–       Ul rrezikun  e prekjes nga diabeti

–       Ndjeheni energjik, dhe jo të  lodhur

–       Keni një  metabolizëm më  të shpejtë

–       Jeni më  të  përqëndruar

–       Jeni më  produktiv në punë

–       Ndihmon humbjen e peshës

Rutina e mëngjesit ideal në  tre hapa

–       Sapo zgjoheni konsumoni 2 gota ujë

Largon mbetjet toksike nga organizmi të  cilat janë  krijuar gjatë  natës

–       Bëni një  shëtitje të  gjatë  40 minuta, alternuar me vrap të  lehtë

–       Ecja në  mëngjes ka përfitime të  jashtëzakonshme, largon stresin dhe në  rastin kur ju e bëni ecjen esëll , orgaznizmi djeg  shtresat e tepërta të  yndyrës.Kështu ju keni mundësi të  humbisni peshë  dhe të  jeni gjithmonë  në  formë  të  mirë  fizike.

–       Më  pas konsumoni mëngjesin

Mëngjes i pasur me fibra dhe proteina, larg mëngjeseve ku është  e pranishme sasia e lartë  e sheqerit artificial

Cilat janë  kombinimet më  të  shë ndetshme pë r më ngjes?

1 Kombinimi parë

Dy feta buke thekre

1 vezë  e zier

Salcë  kosi

Kombinimi dytë

1 fetë  buke thekre

Gjalpë  kikiriku

1 banane

Kombinim tretë

Tërshërë , 4 lugë  gjelle

100 gram kos

5 arra

Kombinim katërt

Lëng i shtrydhur

Panxhar

Mollë

Karrotë

Kombinimi katërt

1\2 avokado

1 fetë  buke thekre

Omletë

1 gotë  qumësht

Si duhet të jetë stërvitja në mëngjes, sa orë duhet të vrapojmë, cilat janë ushtrimet e duhura? Të gjitha këto dilema i zgjidhi në emisionin Fit Station trajneri Ervis Tabaku. Tabaku është një ish sportist, dhe aktualisht trajneri i ekipit të femrave të peshngritjes te Partizanit.

Ai sugjeroi që stërvitja e mëngjesit nuk duhet të jetë më shumë se 30-45 minuta. Duhet të alternohen ushtrimet kardiovaskulare me ato të forcës. Tabaku theksoi pjesën e ushqimit si shumë të rëndësishme. Mëngjesi sipas tij duhet të përmbajë sasi të lartë proteinash dhe nivel më të ulët të karbohidrateve.

“Për ata që duan të humbasin peshë përvec stërvitjes shumë e rëndësishme është edhe pjesa e ushqimit. Një metodë që përdorin shumë veta për të humbur peshë është të stërviten pa ngrënë mëngjes, dhe direkt pas stërvitjes të konsumojnë vakte me përmbajtje të lartë proteinash dhe me karbohidrate të ulta, por në sasi të limituar”- u shpreh trajneri Ervis Tabaku.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb