Kompania ajrore ”Ryanair” ka vendosur të ndërpresë një fushatë publicitare që nxit britanikët udhëtojnë me avion menjëherë pas vaksinimit, gjë që mund të shkaktojë një sjellje të papërgjegjshme, sipas rregullatorit që ka urdhëruar tërheqjen e kësaj reklame.

Autoriteti britanik i Rregullatorit të Reklamave (ASA) theksoi se kishte marrë 2 370 ankesa për reklamën e publikuar që prej fundit të dhjetorit në televizion.

”Bëhet fjalë për një shifër të madhe, sepse është reklama e tretë më kritike e të gjitha kohërave”, sipas ASA.

Reklama është publikuar tashmë nga 26 dhjetori deri më 3 janar, më pas duke nisur nga 4 janari në të njëjtën formë, por duke komunikuar me ritme të ndryshme.

Fushata shtynte britanikët të rezervonin një fluturim për Pashkët dhe për periudhën e verës menjëherë pasi të ishin vaksinuar, me mesazhin “jab and go”, fjalë për fjalë “vaksinohu dhe nisu”, duke treguar të rinj që shijonin pushimet e tyre.

Ankesat përqendroheshin në faktin se reklama tregonte se tashmë ishte e sigurt për të mundur të udhëtohet pa kufizime gjatë verës.

ASA theksoi se përballë një situate komplekse dhe vazhdimisht në ndryshim, reklamuesit duhet të tregojnë kujdes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb