TIRANE- Ndalohet në Rinas biznesmani Gani Metollari, i njohur si personi që i dha 18 mijë euro ryshfet oficerit të Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi për llogari të prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Ardian Braho.

Rasti i prokurorit Ardian Braho, u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”, pasi mori ryshfet për t’i zgjidhur një çështje gjyqësore që kishte të bënte me bllokimin e një shumë parash prej 150 mijë eurosh, biznesmenit në fjalë.

Ky i fundit, në një regjistrim me video tha se, eurot i donte për Prokurorin Ardian Braho, për të zhbllokuar një shumë të madhë parash, origjina e transfertës së të cilave ishte e dyshimtë.

Gani Metollari kishte dy llogari bankare me nga 15 500 euro, ku 10 500 euro ishin personale, kurse 150 mijë euro të tjera ishin transferuar në llogarinë e tij nga “Allium Investments Ltd”, përmes një banke në Monako në korrik të vitit 2014.

Kjo shumë kaloi në llogari të Manollarit si marrëveshje për ndërtimin e një kapanoni në Itali me vlerë 1.2 milionë euro. Prokuroria e Tiranës hapi procedim penal pasi shumaq e transferuar për llogarit të Manollarit nuk ishte e justifikuar si dhe nuk ishte shpjeguar shkaku dhe qëllimi i transaksionit.

Në fund Gjykata e Tiranës ka vendosur për bllokimin e llogarisë prej 150 mijë euro dhe zbllokimin e dy llogarive personale me vlerë 26 mijë euro.

Prokurori Ardian Braho ka deklaruar gjatë seancës se, Metollari nuk ka procedim penal dhe për këtë arsye kërkohet bllokimi i transfertës së dyshimte dhe jo i llogarive të tij personale.

Pas ankimimit në Gjykatën e Apelit nga ana e Metollarit, është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë. Kjo situatë ka çuar më pas në historinë e ryshfetit, ku oficeri i policisë gjyqësore mori 18 mijë euro nga Metollari për llogari të prokurorit, Ardian Braho, e gjitha kjo e filmuar nga biznesmeni.

Nga informacioni operativ që kishte siguruar policia e Tiranës në atë periudhë, 41-vjeçari nga Dibra Metollari nuk kishte ndonjë aktivitet tregtar në Shqipëri, dhe për pasojë janë ngritur dyshime të forta se sasia e eurove e mbërritur nga Franca, ishte krijuar nëpërmjet aktivitetit kriminal. Nisur nga këto dyshime, fillimisht ka qenë prokurori Armand Gurakuqi që në shtator të 2014 i është drejtuar gjykatës duke kërkuar sekuestrimin e shumës prej 175 mijë e 500 euro e cila ishte e ndarë në tre llogari bankare.

Më konkretisht në 150 mijë euro, në 15 mijë e 500 euro dhe në 10 mijë euro. Por me këtë vendim sekuestro nuk është pajtuar Gani Metollari, i cili i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës, duke kërkuar heqjen e sekuestros për tre llogaritë bankare të bllokuara.

Në datën 12 janar 2015 gjyqtarja e çështjes Migena Laska ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e Metollarit, duke liruar dy llogari bankare atë me 15 mijë e 500 euro dhe atë me 10 mijë euro. Ndërsa llogarinë tjetër prej 150 mijë euro, ka refuzuar ta lirojë, duke e lënë nën sekuestro. Pas kësaj Manollari ka vijuar të kërkojë lirimin e 150 mijë eurove në gjykatën e Apelin, ndërkohë që prokurori Gurakuqi është zëvendësuar në këtë çështje nga Ardian Braho. Ky i funidt ka vijuar hetimet duke dërguar dy letërporosi në Francë dhe Itali, pasi pikërisht në këto dy shtete i proceduari Gani Manollari gjatë marjes në pyetje kishte deklaruar se kishte biznese ndërtimi.

Më 28 gusht 2014 policia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet për pastrim parash për Gani Metollarin pasi është dhënë urdhër bllokimi për 72 orë për llogarinë bankare me vlerë 150 mijë euro. Këto para janë dërguar nga Monako e Francë nga shoqëria Allium investment LTD. Pas referimit në Prokurori dosja nuk është kthyer më në polici për hetim.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb