Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë shifrat për sipërfaqen e tokës së ujitur në Shqipëri duke bërë një krahasim sot me 7 vite më parë.

Sipas tij qeveria aktuale ka bërë të mundur dyfishimin e kësaj sipërfaqeje nga 120 mijë hektarë në 2013 në 255 mijë hektarë në 2020.

Ai shton se këto dy shifra flasin sa 1 mijë fjalë pasi tregojnë se si është rritur edhe prodhimi i eksporteve.

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES ?
dhe me këto dy shifra që flasin sa 1000 fjalë për transformimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë?


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb