Një shtëpi e vogël shekullore me një hapësirë ​​jetese prej vetëm katër metrash katrorë ka dalë në shitje në qytetin verior gjerman të Bremenit për 77 777 euro.

Shtëpia, në një ngastër toke prej shtatë metrash katrorë në zonën e vjetër të qytetit, është një banesë njëkatëshe me një dhomë si edhe me një tualet, një dush dhe sobë.

Në çmimin e shitjes është edhe pagesa e agjentit prej 6%.

“Kjo është minishtëpia më e vjetër në Gjermani”, tha Tobias Lachmann nga agjencia e pasurive të patundshme ”Kensington Bremen”, duke shtuar se mosha e saktë e shtëpisë ishte e vështirë të përcaktohej.

Çmimi për pronën u zgjodh për shkak të ngastrës prej shtatë metrash katrorë dhe sepse pronari aktual është 77 vjeç.

Lachmann tha se më shumë se 80 individë kanë shprehur interes në shtëpinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb