Vajza e ish-Presidentit të ndjerë, Bujar Nishani, Fiona, ka publikuar ditën e djeshme një fotografi të rrallë me të atin.  Ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një imazh nga fëmijëria, kur babë e bijë shfaqen me pushime, ku Fiona, shumë e vogël, e përqafonte të atin e gëzuar.

“Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja, faleminderit babi”, ka shkruar Fiona përmbi foton emocionuese.

Pak ditë më parë, ajo kujtoi kohën kur i ati ishte president, me një foto ku kanë pozuar së bashku.

Kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb