Nga: ANDI BEJTJA*

E di që do thoni merresh me gjëra të vogla si gjithmonë…po do merrem….Që mos kekuptohemi: Të gjithëve na dhëmb shpirti për atë që ndodhi në Bruksel dhe bashkohemi me dhimbjen e gjithë qytetarëve të Europës dhe Botës…Pashë sot te dera e Kryeministrisë sonë përvec flamurit belg dhe atë shqiptar të ulur në gjysmështizë….U interesova, u informova qeveria shqiptare nuk ka shpallur ndonjë ditë zie….këshilli ministrave nuk ka marrë ndonjë vendim….Po me ç’të drejtë e ulni flamurin e gjithë shqiptarëve në gjysmështizë me kokën tuaj…..Apo jo, kam të drejtë ta bëj këtë pyetje institucionalisht…..Apo varianti dhe ktu vetëm Kryeministrisë i dhemb, Presidencës, Partive a Parlamentit jo….Nejse ky nuk është një opinion, është fakt.

Ashtu sikurse ishte fakt që dhe rikonstruksioni i kryeministrisë u bë pa tender dhe transparencë….pak a shumë si puna flamurit sot….ashtu sikurse dhe Parku te liqeni nuk ka lejen e mjedisit…etj etj etj. E di, e di janë gjëra të vogla….kështu më është thënë gjithmonë sa kam folur për këto lloj punërash……po shikojini pak me qetësi se sinqerisht do ju duken shumë të mëdhaja.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: