Kryeministri Edi Rama deklaroi se rruga për të riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në Siri, fëmijë e të rritur, është e vështirë dhe mes labirintheve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u pyet në lidhje me faktin se sa është numri i fëmijëve që ndodhen aktualisht në Siri, ai u mundua që të ishte i rezervuar për këtë pjesë.

“Prej disa javësh e kemi ngritur këtë strukturë. Vendimin për të hyrë në territor është marrë në momentin e duhur. Ne ishim gati qysh më parë. Jo vetëm për këta 4 fëmijë, por dhe të tjerët. Do të jemi nën kujdesin e tyre, me mësues, psikolog, me fëmijën, duke i integruar në strukturat e posaçme. Nuk diskutohet, se kush ka bërë krim, do i nënshtrohet drejtësisë. Këto nuk janë çështje të mijat. Rastet individuale janë të tilla. Do i ndjekin institucionet rrugët ligjore. Ne jemi duke ndjekur shtetasit shqiptarë. Situata do të ishte më e komplikuar dhe e pamundur. Thash që nuk bëhet fjalë për një rrugë, por për një labirinth. Ka shumë faktorë dhe pengesa që duhen kapërcyer. Struktura jonë e anti-terror e ka treguar veten dhe në raste të tjera. Veprimtaria e saj është larg syve të publikut e lavdi Zotit dhe të medias. Nuk mund të jap asgjë ekzakte, pasi së pari të gjitha identifikimet janë në përpunim e sipër nga strukturat përkatëse.”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb