Në spektaklin e së martës u vendosën banorët që do jenë në nominim dhe në mesin e tyre është Arjola Demiri. Një nga ndjekësit e “Big Brother VIP” ka vënë në dukje se aktorja e njohur vesh bluzën me emblemën e UÇK-së ku shkruhet edhe motoja “Liria ka emër”.

Sipas këtij ndjekësi, i cili merr të drejtën të flasë në emër të shumë shqiptarëve të Kosovës, këtë veprim aktorja po e bën me një prapavijë. Ai thekson se e vesh këtë bluzë sa herë është në nominim.

“Arjola n’zemer mban UCK e Kosoven e si merr leje askujt! Ajo nderon Malesine e Gjakoves, Kosoven e gjithe Shqiperine me ate qe perfaqeson dhe shpreh dashurine dhe prap se ndalon jo nje Enver po 1 mln te tille .

  • foto galeri

Stop perdorimit te nacionalizmit te rreme, ne dem te saj . Ne nje rast te tille nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve. Kosoven e ka dashur qe diten kur lindi kur ende se dinte fatin e vet….. dhe luften e saj e ka ndjere po aq sa ju Enver sepse eshte bije Tropoje ! Ne profilin e saj ne bio nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qene flamuri Kosoves aty !

Ajo ate bluze ka 100 dite qe e vesh, 2 here ka qene ne nominim, edhe 2 mije vjet ne mos jetofte ajo niperit dhe mbesat e saj do e veshin ! Beni nje shetitje neper intervistat e saj te meparshme e shikoni sa e do at lum Kosove ! Kosove loçk ta du qat jo voten , se une jam e juaja e vota asht e huaja ! Proud”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb