Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën për shtyp lidhur me 14 marrëveshjet e nënshkruara sot mes Shqipërisë e Kosovës.

Rama theksoi se është humbur shumë kohë që këto marrëveshje të lehtësojnë dy shtetet dhe qytetarët në dy anët e kufirit, pasi janë penguar e anashkaluar prej luftërave imagjinare që nuk ekzistojnë.

Sipas Ramës sot Shqipëria e Kosova kanë vetëm një luftë, atë për zgjerim, zhvillim e integrim.

”Për pak javë, unë do të vizitoj kryeministirn së bashku me një delegacion modest për nga numri, për një çështje të rëndësishme, për të firmosur edhe doganën që e kalon portin e Durrësit në një port të Kosovës.

Çdo mall që zbarkon në Durrës është shkarkuar në Kosovë. Aty janë autoritetet doganore të Kosovës dhe e çojnë lejen në destinacion. S’po zgjatem më shumë. Marrëveshjet i dëgjuat. Dhe jam shumë i kënaqur, imagjinoni sa kohë kemi humbur. Kushdo që do të punojnë në Shqipëri nga Kosova, apo anasjelltas, s’ka pse sorollatet. Është njësoj si të jetë aty ku ka rezidencën.

Ai i Gjakovës në Vlorë, apo i Fierit në Prizren. Kjo është një kërkesë e sipërmarrjes në dy anët e kufirit. Nuk e di sa e justifikueshme është, por që janë penguar e anashkaluar në emër të luftërave imagjinore.

E vetmja luftë që ka sot Kosova e Shqipëria, është për zhvillim zgjerim e integrim.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb