Gjetja e dhuratës së përsosur nuk është e lehtë dhe mund të jetë shumë stresuese, prandaj ju japim këshilla, të cilat do të duhej t’ju ndihmonin të zgjidhnit më të mirën.
valentine

Merr frymë thellë dhe provo t’i thjeshtësosh gjërat – transmeton Telegrafi. Këto janë disa dhurata të cilat do t’i përshtaten të dashurës suaj, varësisht se sa gjatë jenë në lidhje:

0 – 3 muaj
Dhuroni një libër të preferuar
Keni akoma kohë që të njiheni edhe më mirë, ndërkaq libri do të tregojë që jeni inteligjent dhe mbase botën e shikoni njësoj. Vetëm kujtohu që t’i lësh një përkushtim romantik.

3 – 6 muaj
Bëhuni kreativ me gjëra klasike
Darka romantike dhe një buqetë lulesh akoma janë shprehje e preferuar e dashurisë, mirëpo duket nga pak edhe si klishe. Shiko që pak t’i lëvizësh gjërat dhe të zgjedhësh një restorant me ushqimin të cilin kurrë nuk e keni provuar dhe përfundimisht përpiqu t’u shmangesh luleve.

6 – 12 muaj
Përgatituni për një argëtim interesant
Çiftet të cilët lidhjen e tyre e kanë ndërtuar në themele të ngjashme nuk janë vetëm dashnorë idealë, por edhe miq të shkëlqyeshëm. Mund të planifikosh vizitë në ndonjë bodrum verërash apo të shkoni bashkë në ndonjë ngjarje të cilën të dy e dëshironi.

1 vit
Përpiqu
Kënaqeni me versione luksoze të argëtimit të cilat i përdor. Rroba banje të ngrohta, banjë luksoze apo pizhame komode – do t’i tregosh se sa kënaqesh kur jeni bashkë të shtrirë në shtrat.

Më shumë se 2 vjet
Është koha të lëvizni
Pas disa vjetësh të kaluar bashkë, disa gjëra më nuk janë argëtuese si më parë. Përpiqu që të shkoni bashkë dhe të argëtoheni në ndonjë hobi që e preferoni të dy.

(ma.ar/kurir/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: